Dark Mode Light Mode

Muharremi: Bajrami po ia ruan nderin LDK-së, po aplikon standardin evropian të politikës në Kosovë

Analisti Shenoll Muharremi ka kometuar veprimin e deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, për të dhënë dorëheqjen nga pozita e nënkryetares së partisë.

Ai ka bërë me dije se Bajrami po e ruan nderin dhe integritetin LDK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ajo po aplikon standardin evropian të politikës në Kosovë.

Advertisement

“Hykmete Bajrami po ia ruan nderin dhe integritetin LDK-së dhe po aplikon standardin evropian të politikës në Kosovë Nuk na ka ra shpesh me pa një politikane kaq parimore në Kosovë. Jo vetëm për shkak të qëndrimeve publike, por për mënyrën se si i ka mbajtur ato në vazhdimësi, pa lëkundje, pa kalkulime elektorale dhe pa oportunizëm politik”, ka shkruar ai, duke lavdëruar zyrtaren e LDK-së.

“Përveç kësaj, ajo ka tregu kompetencë të jashtëzakonshme rreth ekonomisë dhe politikave publike dhe ka një karrierë të pastër politike. Ka dëshmuar se është një ndër politikanet më të ndershme në skenën politike të vendit. Nga ajo që kemi parë periudhën e fundit, Hykmete Bajrami po vepron si një politikane me qasje gjermane dhe evropiane në Ballkan ku duhet të ketë rregull, standard, përgjegjësi dhe shtet funksional mbi gjithçka tjetër. Ku nuk shihet interesi personal, por ai i publikut dhe vendit”, ka shkruar ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − four =

Previous Post

Hoxhaj paralajmëron ndryshime të mëdha gjeopolitike: 2026 vit i rrezikshëm për Ballkanin

Next Post

Idriz Thaçi takon ambasadorin William Walker, e falënderon për kontributin për Kosovën

Advertisement