Dark Mode Light Mode

Jahjaga e dënon sulmin në Ambasadën e Maqedonisë

Jahjaga e dënon sulmin në Ambasadën e MaqedonisëPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dënuar sulmin në ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë

“Hedhja e mjetit shpërthyes në ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Prishtinë, është një akt i papranueshëm për institucionet dhe qytetarët e vendit tonë”, thuhet në deklaratën e saj, njoftoi Zyra e presidencës së Kosovës.

Mëtutjue, theksohet se “ky akt, i dënueshëm nga të gjithë, është në kundërshtim me marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, marrëdhënie këto që kanë njohur zhvillime dhe zgjerim të vazhdueshëm”.

Advertisement

Zonja Jahjaga tha se “kërkojmë nga organet përkatëse që të zbulojnë sa më parë autorët e këtij akti dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eleven − one =

Previous Post

Zeka: Nuk do të lejojmë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Next Post

Eksplorohet “Jugu i mistershëm i Shqipërisë”

Advertisement