Dark Mode Light Mode

“Shtëpia mbetet e saj” – Shyhrete Berisha mposht kunetërit në gjykatë pas dy dekadash betejë

Pas 20 vitesh betejë ligjore me familjen e bashkëshortit, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën e shtëpisë në të cilën jetoi me bashkëshortin dhe fëmijët, të cilët u vranë gjatë luftës.


Rasti është aprovuar nga shkalla e dytë e Gjykatës Themelore.

Gjatë luftës, Shyhrete Berisha, ishte detyruar që të kërcej nga një kamion i ushtrisë serbe që po barte aro 50 viktimat e familjes Berisha nga Suhareka, si formë e vetme për të shpëtuar.

Advertisement


Nga krejt viktimat në kamion, vetëm Shyhrete Berisha kishte shpëtuar. Ajo kishte arritur që të mbes gjallë, të kalojë edhe sfida të tjera me rrezik vdekjeprurës deri në përfundim të luftës.

Por lufta, për Shyhrete Berishës nuk kishte përfunduar.

Ajo kishte humbur bashkëshortin dhe katër fëmijët të cilët ishin vrarë barbarisht nga forcat e ushtrisë serbe, e bashkë me të kishte kuptuar se ka humbur edhe shtëpinë


Shyhrete Berishës i takon gjysma e shtëpisë. Kështu kishte vendosur në 2017-tën Gjykata Themelore e Prizrenit – Dega në Suharekë, në aktgjykimin e saj për këtë çështje.

Dy të paditurve, Arben e Xhelal Berishës, u ishte lënë mundësia alternative që Shyhrete Berishës t’ia paguajnë shumën prej 130 mijë eurosh, aq sa është vlerësuar pjesa e shtëpisë.


Aktgjykimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, dega në Suharekë, përveç gjysmës së shtëpisë ku kishte jetuar, ka vërtetuar se Berisha gëzon të drejtën e pronësisë edhe në dy prona të tjera.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + one =

Previous Post

Rashiq: Vetëvendosje mund t’i ketë 68 deputetë, Qeveria mund të formohet brenda ditës

Next Post

A do të pranohet dorëheqja e Abdixhikut? Jehona Lushaku-Sadriu zbulon hapat e radhës në LDK

Advertisement