Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar nëse do ta përkrahte një koalicion mes LDK-së dhe VV-së në nivel nacional, e ku tha se një çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur, ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë se ai mund të jetë në krye të LDK-së, por nuk ka lënë mundësinë se ai do të jetë aty për ta ndihmuar partinë nëse do të jetë e nevojshme.
“Unë po them që mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura. Sa kam qenë në komunë nuk kam pasë eksperiencë të mirë (me LVV))sepse në dy vitet e para jam munduar me bashkëpunu por kanë qenë sabotues e bllokues, por uroj që të jenë bashkëpunues tash sepse nuk ec shoqëria përpara me sabotime”, tha Rama.