Kryeministri kujtoi ngjarjen më 11 janar 1984, kur dy veprimtarë të LRSHJ-së humbën jetën në Prishtinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar ngjarjen e 11 janarit 1984, kur Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha u vranë gjatë një përballjeje të armatosur me policinë jugosllave në lagjen Vranjec (tash Kodra e Trimave) në Prishtinë.
Sipas Kurtit, Rexhep Malaj ishte anëtar udhëheqës i Lëvizjes për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ), ndërsa Nuhi Berisha ishte udhëheqës i Shtabit Operativ të LRSHJ-së për Universitetin e Prishtinës. Ai tha se të dy vepronin në kushte ilegale dhe se kishin rezistuar ndaj përpjekjes së policisë për t’i kapur.
Kurti gjithashtu ka përmendur aktivitetin e tyre politik, duke përfshirë pjesëmarrjen në demonstratat studentore të vitit 1981 dhe aktivitetin në organizatën LRSHJ, si dhe raportimet e ngjarjes në shtypin ilegal të kohës.