Përveç dallimit masiv në votën totale mes tyre, kryetari i PDK-së Bedri Hamza, mori më shumë vota se kryetari i LDK Lumir Abdixhiku edhe në Prishtinë, ndonëse partia e tij pati numër më të madh votash se sa ajo e Hamzës në kryeqytet.
Hamza ka arritur të sigurojë 19,122 vota në Prishtinë, duke lënë pas kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili mori 17,184 vota.


Nga 171.357 vota në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit 2025, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi regres drastik në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura vetëm njëmbëdhjetë muaj më vonë, më 28 dhjetor 2025.
Një nga performancat më të dobëta të subjektit që nga viti 2021. Brenda vitit 2025, partia zbriti në rreth 50 mijë vota, duke shënuar një rënie prej gati 5 pikë të përqindjes.