Dark Mode Light Mode

Plagosja në Pejë, Prokuroria del në vendin e ngjarjes: Po punohet për identifikimin e të dyshuarve

Një plagosje është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet hetimore. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për Insajderin se hetimet janë në zhvillim.

“Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, ndërkohë që po punohet intensivisht për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Nikçi.

Advertisement

Tre persona në kërkim

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë të ditur se reagimi i policisë ka qenë i menjëhershëm.

“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Personi i plagosur është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar në QKUK, Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Ai ka shtuar se personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 + nineteen =

Previous Post

Hisen Berisha thotë se 2025 ishte “vit i mbrapshtë” për Kosovën: Nuk solli avancim, por stagnim

Next Post

Hamza tejkaloi Abdixhikun edhe në Prishtinë – mori gati 2 mijë vota më shumë

Advertisement