Dark Mode Light Mode

Milazim Krasniqi: Sa shumë i dha Enver Maloku Kosovës, sa pak Kosova bëri për të

Profesori universitar vlerëson figurën e Malokut si njeri të guximshëm që punoi me përkushtim për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Profesori universitar dhe një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka vlerësuar lart figurën e Enver Malokut, duke e cilësuar atë si njeri të mirë, gazetar të guximshëm, politikan të sinqertë dhe patriot të devotshëm.

Sipas Krasniqit, Maloku ka punuar me pasion të madh për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, me një përkushtim që rrallë shihet. Ai thekson se Maloku vepronte me energjinë e një njeriu vizionar, sikur e gjithë përgjegjësia për vendin të ishte vetëm mbi supet e tij.

Advertisement

“Enver Maloku nuk ishte i nxituar, por i përkushtuar për të kryer punë edhe për ata që rrinin anash apo fshiheshin”, ka deklaruar Krasniqi, duke nënvizuar sakrificën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm.

Ai shton se koha do të dëshmojë kontributin e madh që Maloku i ka dhënë Kosovës, njëkohësisht duke reflektuar se sa pak, sipas tij, Kosova ka bërë për ta vlerësuar figurën dhe veprën e tij.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 8 =

Previous Post

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Gecaj: LDK-ja ka pasur platformën më të mirë politike

Next Post

Jeton Buquku transferohet në QKUK, u godit nga dy plumba

Advertisement