Dark Mode Light Mode

Gjendja pas të reshurave në Prishtinë, ekipet emergjente intervenojnë në 7 raste

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet emergjente të saj janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë  në 7 raste si pasojë e telasheve që erdhën nga reshjet e fundit.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e kësaj komune bën thirrje për kujdes gjatë lëvizjes.

Advertisement

“Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë shkaktuar një mori rastesh në Kryeqytet.Si rrjedhojë, ekipet emergjente të drejtorisë sonë, në bashkëpunim me Brigadën Profesionale të Zjarrfikësve, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Investimeve Kapitale, Ndërmarrjen Gjelbër dhe kompanitë kontraktuese të Kryeqytetit, janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe aktualisht po intervenojnë njëkohësisht në 7 raste”.

“Ju lutemi të keni kujdes gjatë lëvizjeve dhe të raportoni çdo rast emergjent në numrat: 0800 122 33 ose

0800 122 44

Siguria juaj mbetet angazhimi ynë i përhershëm!”, thuhet në njoftim të kësaj drejtorie.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − six =

Previous Post

AME del me raport të përditësuar për vërshimet në vend: Situata e menaxhueshme, s’raportohet për humbje jete

Next Post

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani drejt krijimit të “NATO-s së re

Advertisement