Gruaja që pësoi lëndime në vetaksidentin të ndodhur më 3 janar në fshatin Slivovë, ka ndërruar jetë ditën e sotme në QKUK, duke mos arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga ai aksident.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion,” njofton PK-ja.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal,” pati konfirmuar më 3 janar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.













