Dark Mode Light Mode

Ish-Kryetari i Preshevës me parashikim: Osmani kurrë me Presidente

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se Vjosa Osmani nuk ka treguar asnjëherë angazhim për Luginën e Preshevës.

Sipas Arifit ndonëse shpesh presidentja është cilësuar si “nusja e Preshevës”, nuk është marrë kurrë seriozisht me çështjet që prekin shqiptarët e Luginës.

Ai rendit si probleme kryesore diskriminimin e shqiptarëve, pasivizimin e adresave, mungesën e reciprocitetit me serbët e veriut të Kosovës, si dhe qëndrimin e saj kundër bashkimit të Luginës me Kosovën.

Advertisement

Arifi ka zbuluar gjithashtu se në një takim të fundit me presidenten Osmani, e kishte paralajmëruar për pasoja ndërkombëtare ndaj Kosovës, përfshirë sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sipas tij, reagimi i saj kishte qenë përçmues.

“Pra, kurrsesi Presidente më! Tani duhet vetëm një Presidente/President nga DIASPORA. Albini i’a ka borxh këtë dhe duhet t’ia propozojë Parlamentit një person që vjen nga DIASPORA. Sa për ju, trushpërlat të VV-së: nuk bëhet fjalë për mua fare, nëse ju shkon “mendja”. Me mua bashkëpunim me Albin Kurtin, çetnikun rrencak, nuk ka kurrë”.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × five =

Previous Post

Krasniqi: Nëse duam unitet në Kosovë, Ramush Haradinaj duhet të bëhet president, jo Vjosa Osmani

Next Post

Surreale, zvarritje, mungesë transparence | Gazeta italiane shkruan për procesin ndaj Thaçit: Një nga etërit e Kosovës

Advertisement