KQZ tashmë ka numëruar të gjitha votat e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe së shpejti bëhet certifikimi i rezultateve.
Nga rezultatet e publikuara në ueb-faqe tashmë dihet se kush do të jetë pjesë e legjislaturës së re.
Ligji për Kuotën Gjinore i ka lënë jashtë disa figura të njohura.
Tek PDK, Bekim Haxhiu dhe Hajdar Beqa përkundër se ishin të 20-të dhe 21-tit me vota, nuk siguruan ulëse.

Vendin e tyre, sipas ligjit për Kuotën Gjinore e zunë Arian Musliu-Shoshi dhe Arbnore Salihu.
![]()
Në bazë të këtij ligji, edhe tek AAK mbeti pa ulëse Agim Çeku.

Ai ishte i 5-ti me më së shumti vota në këtë parti, por vendin e tij, sipas ligjit, e zuri Albana Bytyqi.

Tek VV dhe LDK, nuk e humbi askush ulësen shkaku i ligjit.













