Protesta të shumta u organizuan vitin që lamë pas në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Protesta në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Strasburg dhe Hagë u organizuan nga OVL-UÇK ku gjetën përkrahje nga mijëra qytetarë nga të gjitha trojet.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka folur për Sinjalin lidhur me protestat e tjera të mundshme teksa po afrohet data e aktgjykimit final nga Gjykata Speciale.
“Me datën 12 do të ulemi dhe do të bisedojmë me kryesi. Me siguri që do të ketë protesta, por nuk mund ta them këtë tani po apo jo”, tha Hysni Gucati.













