Dark Mode Light Mode

Nga Albin Kurti te Edona Llalloshi – këta janë 25 kandidatët më të votuar në zgjedhjet e fundit

KQZ ka mbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Tashmë, secili kandidat për deputet i di votat sa i ka.

Radio Evropa e Lirë ka bërë një inforgrafikë të 25 kandidatëve më të votuar në Kosovë.

Advertisement

Në mesin e top 25-shës, 15 janë nga Lëvizja Vetëvendosje, 6 nga PDK dhe 4 nga LDK.

I pari në listë është kryetari i VV-së, Albin Kurti me 404 mijë e 23 vota.

Kurse pas tij vijn, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza që e mbyll top 5-shën.

Në fund të kësaj liste është edhe emri i këngëtares së njohur, Edona Llalloshi, e cila përkundër që s’ka dhënë ndonjë qëndrim politik gjatë vitit që shkoj, ajo është në mesin e kandidatëve më të votuar.

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku është në pozitën e 12-të, kurse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk gjendet në këtë listë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − 6 =

Previous Post

DPHM: Nga java e ardhshme mëngjese shumë të ftohta dhe temperatura ditore nën zero

Next Post

Haradinaj: Gjykata Speciale kryekëput u ngrit me përça dhe njollosë UÇK-në

Advertisement