Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka shkruar një mesazh falenderimi për votuesit e LDK-së.

Abdixhiku ka theksuar se rezultati zgjedhor s’ishte ai që priti kjo parti.

Tutje, Abdixhiku ka shkruar se asnjë individ nuk i shmanget përgjegjësi në LDK.

“Nuk është e tepër të përsëritet se rezultati zgjedhor nuk ishte ai që pritëm; larg madje. Por është verdikt i qytetarëve të vendit tonë dhe para tij përulemi me respekt të plotë.

LDK e asnjë individ nuk i shmanget asnjë përgjegjësie dhe asnjë reflektimi; kjo na dallon. Dalim faqebardhë në secilin veprim tonin” – ka shkruar Abdixhiku.

SHPËRNDAJE