Pas certifikimit të rezultateve, së shpejti pritet të hapet rruga për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti pritet të vazhdojë mandatin e tretë qeverisës.

Mimoza Kusari, e cila edhe në mandatin e kaluar ishte shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pritet që kësaj radhe të jetë ministre.

Ajo ka konfirmuar nominimin e saj për një post ekzekutiv.

“Nga propozimet e dy mandatarëve në legjislaturën e kaluar, jam propozuar për qeveri. Kësaj radhe, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, do të ketë diskutim final, por në parim jam e nominuar për një post ekzekutiv”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ishte propozuar më herët nga Kurti për drejtimin e Ministrisë së Tregtisë, në qeverinë që nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme në Kuvend.

SHPËRNDAJE