Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar qytetarët që e kanë votuar këtë parti në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vetëvendosje ka theksuar se është konfirmuar si subjekti politik më i votuar në historinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! u konfirmua fuqishëm si subjekti politik më i votuar në historinë e Republikën e Kosovës.
486,994 vota – 51.11% të vullnetit qytetar.
Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk lëshuan pe dhe votuan për siguri dhe begati.
Faleminderit secilit për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për fitoren tonë të fuqishme në zgjedhjet e 28 dhjetorit!














