Dark Mode Light Mode

A do t’ia mundësojë LDK mandatin e dytë Vjosa Osmanit? – deklarohen nga partia

Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të qartë se partia e saj nuk ndjen asnjë detyrim politik për t’i siguruar kuorumin apo votën Vjosa Osmanit për një mandat të dytë në krye të shtetit.

Lushaku-Sadriu ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Osmanit, duke e akuzuar atë për mungesë të rolit unifikues dhe anshmëri të hapur ndaj pushtetit të Albin Kurtit gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas zyrtares së lartë të LDK-së, figura e presidentes nuk ka arritur të qëndrojë mbi palët, siç e kërkon Kushtetuta.

Advertisement

“Gjatë këtyre pesë viteve kemi parë një presidente që në shumë momente ka qenë e anshme. Presidentja duhet të jetë mbi partitë politike dhe të ketë një rol unifikues e përbashkues. Shpeshherë kemi parë vendime që kanë dhënë efekte dhe anësi politike ndaj partisë që ka qenë në pushtet”, deklaroi ajo.

Për dallim nga viti 2021, kur LDK-ja kishte mundësuar zgjedhjen e Osmanit duke qëndruar në sallë, këtë herë qasja e partisë së Lumir Abdixhikut duket krejtësisht ndryshe.

Lushaku-Sadriu u shpreh se mbështetja nuk është e garantuar dhe se pjesëmarrja në votim do të jetë një qëndrim i pastër politik.

“Ne nuk e shohim si diçka që neve na obligon që të rrimë në sallë e as që t’i japim mbështetje. Ne si deputetë duhet ta kryejmë obligimin tonë duke votuar ose duke marrë një qëndrim politik”, tha Lushaku-Sadriu.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four − 3 =

Previous Post

PDK e prerë: Nuk ka votë për Presidentin e Kurtit pa marrëveshje politike – refuzojmë shantazhet

Next Post

PDK hyn në koalicion me VV-në në Fushë Kosovë, merr tri drejtori (Emrat)

Advertisement