Dark Mode Light Mode

Reuters-i publikon pamje live nga droni për përmbytjet në Kosovë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka nisur transmetimin e pamjeve live nga droni, duke pasqyruar situatën e krijuar si pasojë e përmbytjeve në disa zona të Kosovës.

Pamjet ajrore tregojnë përhapjen e ujit në zona të banuara dhe rurale, rrugë të përmbytura si edhe dëme të shkaktuara nga reshjet e shumta të ditëve të fundit. Transmetimi live i Reuters-it po ndiqet nga mijëra shikues dhe media ndërkombëtare, duke e vënë Kosovën në fokus të vëmendjes globale.

Autoritetet vendore janë në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët janë apeluar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve përkatëse.

Advertisement

Situata mbetet dinamike, ndërkohë që ekipet emergjente vazhdojnë përpjekjet për menaxhimin e pasojave nga vërshimet.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + seven =

Previous Post

Shkelje serioze dhe dyshime për keqpërdorim, BKS reagon pas arrestimit të dy ish-drejtorëve të saj

Next Post

Operacioni i Prokurorisë, çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit Valon Berisha?

Advertisement