Dark Mode Light Mode
Detaje nga deklarata e Brendona Mujajt në aksionin e Krimeve Ekonomike
Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së
Kjo është lista e personave të përfshirë në aferën një milionëshe në BKS, emrat

Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së

Valon Berisha, ish-drejtor i Financave dhe Kontabilitetit në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS), ka rënë në pranga sikurse ish-drejtori i BKS’së, Sami Mazreku, përgjatë një operacioni të madh të Prokurorisë Themelore të Prizrenit për keqpërdorim masiv financiar dhe pagesa të pajustifikuara në vlerë prej mbi një milion euro.

Gazeta ka arritur të sigurojë deklaratën e Berishës, të bërë tek avokati Fanol Krasniqi, i cili përmes saj pranon për dëmin e shkaktuar në vlerë prej një milion eurove. Kësisoj, ai në deklaratën e përpiluar në mars të këtij viti, kërkon nga BKS’ja që t’i kthejë paratë përmes kësteve. Këstin e parë propozon që të jetë 100 mijë euro.

“Andaj, Byrosë i propozojmë që të ndërmarrë veprimet respektive në përllogaritjen e dëmit, ashtu që të mundësohet arritja e një marrëveshje sa më të favorshme për palët. Ndërsa, për të garantuar përmbushjen e plotë dhe efikase të detyrimit, kërkojmë që të shqyrtojë mundësinë e dakordimit të pagesës së shumës që do dalë nga ekspertimi Juaj financiar, në disa këste, ku si shprehje e vullnetit të mirë, shprehim gatishmërinë për lartësi të këstit të parë deri në njëqindmijë euro”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e tij.

Advertisement

Po ashtu, ai merr përgjegjësinë për gjithçka që ka ndodhur në BKS.

“Punonjësit tjerë të Byrosë, përfshirë ata në pozita drejtuese apo ekzekutive, nuk kanë pasur qasje, njohuri
apo përfshirje në vendimmarrjet financiare të ndërmarra nga unë. Çdo veprim i ndërmarrë ka qenë në
kuadër të përgjegjësive dhe diskrecionit tim profesional, pa ndonjë ndikim apo ndërhyrje nga persona të
tjerë brenda Byrosë“.

Berisha sot ka rënë në pranga përgjatë një operacioni të madh të Prokurorisë Themelore në Prizren, bashkë me Sami Mazrekun, ish-drejtorin e BKS’së.

Berisha dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe realizimin e transaksioneve financiare gjatë periudhës kur janë kryer pagesat e dyshimta që kapin vlerën mbi 1 milion euro, përmes xhirollogarive të BKS-së.

Nga ky aksion cak kanë qenë 40 persona, ka bërë të ditur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona“, bëri të ditur Kryeziu.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + 4 =

Previous Post

Detaje nga deklarata e Brendona Mujajt në aksionin e Krimeve Ekonomike

Next Post

Kjo është lista e personave të përfshirë në aferën një milionëshe në BKS, emrat

Advertisement