Dark Mode Light Mode

Këta janë të arrestuarit tjerë nga aksioni i gjerë i Prokurorisë dhe Krimeve Ekonomike

Dhjetëra persona janë arrestuar deri tash nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga shumë prokurorë të cilët janë duke realizuar një aksion të gjerë në gjithë vendin.

Gazeta merr vesh ekskluzivisht se disa nga të arrestuarit janë: Sami Mazreku-ish drejtor i BKS-së, Valon Berisha-ish drejtor i financave në BKS, Valon Duraj, Naser Biri, ish pronari i Parts Center.

Të arrestuar tjerë siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta janë: Djellza Kabashi, Brendon Muja, Naxhije Qollaku, Mirjeta Hoti, Marigona Qollaku Krasniqi, Lirim Ahmetaj.

Advertisement

Siç merr vesh Gazeta personat e arrestuar dyshohen për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Aksioni është zhvilluar në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Rahovec, Podujevë, Obiliq, ndërsa kanë marrë pjesë dhjetë prokurorë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + 3 =

Previous Post

Vjosa Osmani nis me promovimin e vetes pak para se t’i përfundoj mandati

Next Post

AUV njofton opinionin për djathin “Mozzarella” të kontaminuar me aflatoksinë M1- nisin procedurat për heqje nga tregu

Advertisement