Dark Mode Light Mode

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

Raporti i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Advertisement

Gjilan / 04.01.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar djalin e tij viktimën mashkull kosovar e më pas ka kanosur vëllain e tij i cili ka ndërhyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 06.01.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke rrahur bashkëshorten e tij, e cila ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj bashkë me tre fëmijët e tyre është dërguar tek familja e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë / 05.01.2026 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Malishevë / 06.01.2026 – 19:30. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij i dyshuari m/k, i ka shkaktuar dhunë psikike. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 4 =

Previous Post

Greqi, Irlandë e vendet arabe – shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 milionë euro në 2024

Next Post

Garë për ulësen e fundit, pjesa e mbetur e votave me postë vendimtare për rezultatin përfundimtar

Advertisement