Dark Mode Light Mode

Analistët në zgjedhje: Kush triumfoi dhe kush dështoi të bëhet deputet?

Zgjedhjet e 28 dhjetorit konfirmuan sërish trendin e përfshirjes së analistëve politikë në listat zgjedhore. Megjithatë, jo të gjithë arritën ta përkthenin popullaritetin televiziv në vota për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Pavarësisht zhurmës dhe pranisë së shpeshtë në debate, rezultatet tregojnë një bilanc të përzier për emrat që braktisën studiot për t’iu futur garës politike nën logon e VV-së, LDK-së dhe AAK-së.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur të fusin në Parlament dy nga prurjet e tyre kryesore.

Advertisement

Blerim Gashi nga Lëviza Vetëvendosje, ka shënuar sukses duke u renditur i 28-ti në listë. Ai ka grumbulluar gjithsej 24,593 vota, duke siguruar kështu një ulëse të sigurt në legjislaturën e re.

Ermal Sadiku, ka arritur të bindë elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke siguruar mandatin e deputetit me 16,744 vota.

Por, kush mbeti jashtë?

Nga ana tjetër, për disa emra të njohur, fushata nuk përfundoi me sukses. Edhe pse me përvojë në komunikim publik, votat nuk ishin të mjaftueshme për t’u zgjedhur.

Burim Ramadani nga AAK, përkundër angazhimit, ai mbeti jashtë Kuvendit duke grumbulluar 14,928 vota.

As Viktor Buzhala nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme brenda listës së Vetëvendosjes, duke përfunduar garën me 11,587 vota.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − nine =

Previous Post

Banorët në Poklek të Drenasit po evakuohen me varka

Next Post

Larg syve të publikut, Solothurni i Zvicrës bëhet “foleja” e re e takimeve sekrete Kosovë-Serbi

Advertisement