Dark Mode Light Mode

Gjendet pa shenja jete një burrë në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, viktima, mashkull kosovar, është gjetur i pajetë, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rrethanat që çuan deri te vdekja e tij ende nuk janë të qarta.

Advertisement

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkaqeve të vdekjes.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − six =

Previous Post

“Shfrytëzimi seksual i fëmijës”- Po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradohet nga Kosova në Turqi shtetasi turk

Next Post

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”: Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Advertisement