Dark Mode Light Mode

Kolona 600-metërshe në dalje të Merdarës, pritjet deri 30 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku vërehet se pika kufitare e Merdarës paraqet fluksin më të madh në dalje nga Kosova.

Sipas përditësimit të fundit, në Merdar pritjet në dalje arrijnë deri 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve shkon deri në 600 metra, duke e bërë këtë pikë kalimi më të ngarkuarën aktualisht.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare si Bërnjaku, Dheu i Bardhë, Glloboçica, Hani i Elezit, Jarinja, Kulla, Muçibaba, Mutivoda, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmica fluksi në dalje mbetet i ulët. Në këto pika, pritjet për dalje variojnë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të theksuara automjetesh.

Advertisement

Sa i përket qarkullimit të kamionëve, nuk raportohet për pritje apo kolona të konsiderueshme në dalje në asnjë pikë kufitare.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − five =

Previous Post

Drenasi përballet me përmbytje pas shirave të dendur, disa banorë ngujohen në shtëpi

Next Post

“Disa lumenj e përrenj kanë dalë nga shtretërit” – IHMK paralajmëron vërshime të tjera pas reshjeve të pandërprera të shiut

Advertisement