Dark Mode Light Mode

Petkoviqit i “djeg” deklarata e Kurtit për luftën hibride serbe dhe spiunazhin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka folur për rënien e rrezikut nga spiunazhi dhe për, siç është shprehur, luftë hibride të Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, Petkoviq ka pretenduar se Kurti “do t’i vërë çdo serbi në Kosovë etiketën e të ashtuquajturit spiun apo terrorist”, duke e cilësuar qasjen e tij si kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Kurti, në një intervistë për KosovaPress, ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë, inteligjencës dhe drejtësisë ka dhënë rezultate konkrete, duke çuar në arrestime dhe ndjekje penale në raste të dyshuara për spiunazh.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × one =

Previous Post

Sala Jashari, gruaja më e votuar e PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Next Post

Përfundon numërimi i votave me postë, LVV merr mbi 72%

Advertisement