Dark Mode Light Mode

Bilanci i bllokadës: Afër 90 milionë euro të humbura, po aq të tjera të rrezikuara

European Union currency wrapped in barbed wire against flag of EU as symbol of Economic warfare, sanctions and embargo busting. Horizontal image. Copy space.

Si pasojë e bllokadës institucionale, Kosova llogaritet që veçse ka humbur 10% të totalit prej 882 milionë euro nga Plani i Rritjes, ndërsa për shkak të afateve rrezikon seriozisht edhe marrëveshjen në vlerë 90 milionë euro me Bankën Botërore. Pasojat që veçse u ndjenë, mund të thellohen nëse nuk ka formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të reja

Për humbjen e 10% nga totali i 882 milionë eurove të parapara për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti, në Dhjetor. Kjo është pasojë e dështimit të Kosovës për të ratifikuar në Kuvend marrëveshjet nga ky Plan – të nënshkruara me BE-në në fund të 2024-tës. Përkundër që legjislatura e tetë, zyrtarisht, pati mundësi të ratifikojë këtë dhe afër 10 marrëveshje të tjera ndërkombëtare, deri në Mars 2025, kur u certifikua rezultati i zgjedhjeve të rregullta parlamentare, nuk ndërmori asnjë hap në këtë drejtim.

Advertisement

Ndërkaq, legjislatura e nëntë e dalë nga zgjedhjet e 9 Shkurtit, e cila nuk arriti të konstituojë veten deri në fund të Gushtit, ishte e paaftë të marrë ndonjë vendim. Kësisoj, më 20 Nëntor presidentja Vjosa Osmani e shpërndau Kuvendin, pas dy përpjekjesh të dështuara të Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur Qeverinë e re.

Kjo situatë hodhi poshtë gjithë përpjekjet që u bënë – me dërgimin e hershëm të planit të reformave dhe listës indikative të projekteve – me qëllim të përfitimit sa më shpejtë dhe më shumë nga ky plan. Përkundrazi, nga shteti i parë në dorëzimin e plani të reformave, Kosova u barazua me shtetin e fundit, Bosnjë e Hercegovinën, duke hyrë në vitin e parafundit të planit pa marrë asnjë cent.

Ndërkohë, shtetet fqinje veçse kanë marrë mjete financiare që shkojnë në numra nëntë-shifror. Shqipëria deri tani ka përfituar 164 milionë euro, Serbia 111 milionë euro, Maqedonia e Veriut 76 milionë euro dhe Mali i Zi 45 milionë euro. Por, Plani i Rritjes nuk qe i vetmi që mbeti pa u trajtuar e miratuar në Kuvend.

Si pasojë e legjislaturës së dështuar, Kosova hyri në vitin 2026 me rrezikun e një bllokade të tërësishme financiare shtetërore, nëse deri në fund të Shkurtit nuk bëhet zgjatja e buxhetit aktual edhe për muajin e tretë ose miratimi i të riut.

Bllokada në Kuvend nga Prilli në Nëntor, dhe periudha paraprake Dhjetor 2024 – Mars 2025 pa mbledhje, rrezikojnë seriozisht edhe marrëveshjen me Bankën Botërore në vlerë 90 milionë euro, për forcimin e stabilitetit fiskal, rritjen e efikasitetit të shpenzimeve publike, ambientin e të bërit biznes dhe tranzicionin e gjelbër.

Kjo pasi, sipas afateve, marrëveshja e nënshkruar në Prill 2024 duhet të hyjë në fuqi më së largu deri në gjysmë të Shkurtit 2026.Pasojat e Kuvendit jo-funksional i barti edhe Radio Televizioni i Kosovës, që në dy raste – një herë në fillim të verës dhe në vjeshtë – nuk pati buxhet t’i paguajë pagat e punëtorëve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − thirteen =

Previous Post

“Allahi ju vraftë”, rëndohet gjendja psikologjike e Fjolla Morinës

Next Post

Blerim Latifi reagon pasi sheh me sy gjujtjen e bërllokut nga dritarja: Demokracia nuk është menduar për barbarë

Advertisement