Dark Mode Light Mode

Trumpi publikon të dhëna, 46 për qind e familjeve nga Kosova marrin ndihmë sociale në SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një listë ku tregohet se sa për qind të migrantëve nga shtete të caktuara marrin ndihmë sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në listë gjenden edhe Kosova e Shqipëria. Sipas listës së Trumpit, 46 për qind të familjeve nga Kosova që jetojnë në SHBA marrin ndihmë sociale e 41.3 për qind të familjeve nga Shqipëria.

Trumpi ka postuar listën në “Truth Social”.

Advertisement

Trumpi njihet për politikën e ashpër kundër migracionit të parregullt. Në mandatin e tij të dytë ai ka rritur numrin e deportimeve e janë vendosur kufizime për disa vende.

Në listën e publikuar nga Trumpi kryeson Butani me 81.4 për qind, pasuar nga Jemeni me 75.2 për qind, Somalia 71.9 për qind, Ishujt Marshall me 71.4 për qind dhe Republika Dominikane dhe Afganistani me 68.1 për qind.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 3 =

Previous Post

Weber: Kurti e instrumentalizoi nacionalizmin e diasporës, s’është mirë për demokracinë që fati politik të caktohet nga ata që s’jetojnë në Kosovë

Next Post

Rezultatet preliminare skicojnë Kuvendin e ri: Ja kush hyn e kush mbetet jashtë

Advertisement