Dark Mode Light Mode

KQZ thotë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të shpallen më shpejt se që kishin planifikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e përfundimit të aktiviteteve në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit dhe në fillimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë vendvotimeve të rregullta. Në këtë të fundit, përfshihen votimi jashtë Kosovës, votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

‘’Aktualisht, jemi në fazën e përfundimit të aktiviteteve në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit dhe në fillimin e procesit të numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë vendvotimeve të rregullta, si: votimi jashtë Kosovës, votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta’’, ka thënë ai.

Advertisement

Elezi po ashtu ka thënë se, proceset e numërimit të votave po kryhen më shpejt nga se ishte planifikuar. Kësisoj, KQZ kishte planifikuar që përfundimi i aktiviteteve në QKN është paraparë të bëhet deri më 7 janar, por sipas dinamikës së punës kjo do të bëhet më shpejtë, gjatë kësaj fundjave.

‘’Në planifikimet e KQZ-së, përfundimi i aktiviteteve në QKN është paraparë të bëhet deri më 7 janar, por sipas dinamikës së punës kjo do të bëhet më shpejtë, gjatë kësaj fundjave. Numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike dhe nga votimi me postë ishte planifikuar të bëhet nga data 7 janar, por kjo po fillon më herët. Gjithashtu, edhe numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta ishte planifikuar të fillonte më 16 janar, por dinamika e punës tregon se kjo mund të bëhet shumë më herët.’’, ka deklaruar ai.

Në fund, zëdhënësi i KQZ’së, ka thënë edhe se për shkak të kësaj, rezultatet përfundimtare të planifikuara për t’u shpallur më së largu deri më 19 janar mund të shpallen më herët.

‘’Nga kjo mund të përfundojmë se edhe rezultatet përfundimtare të planifikuara për t’u shpallur më së largu deri më 19 janar, mund të shpallen më herët’’, ka thënë Elezi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen + 1 =

Previous Post

45% të numëruara, sa vota morën Kurti, Hamza, Abdixhiku e Haradinaj në përfaqësitë diplomatike

Next Post

Lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Advertisement