Dark Mode Light Mode

Plagosja me armë zjarri në Pejë, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Është dorëzuar në polici i dyshuari që plagosi një person më 22 dhjetor të vitit 2025 në Pejë.

Policia njofton se i dyshuar në prezencën e avokatit është intervistuar nga hetuesit dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Sot me datën 02.01.2026 rreth orës 12:00, i dyshuari ёshtё vetёdorёzuar, i njëjti ka dorëzuar edhe armёn se bashku me tre (3) fishek, me tё cilën dyshohet se kishte kryer veprën penale, i njëjti nё prezencën e avokatit mbrojtës ёshtё intervistuar nga Hetuesit dhe me aktvendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, njofton PK.

Advertisement

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Pejë, më datën 22.12.2025, rreth orës 13:50, është informuar se në rrugën “Ahmet Gjikolli”, në Pejë, kishte ndodhur njё plagosje dhe njё person ёshtё lënduar. Njësitët policore janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty ёshtё hasur viktima i cili ishte i plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti menjёherё ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas nё QKUK-Prishtinё pёr tretman mjekësor”

“I dyshuari i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs nё drejtim tё panjohur, nё vendin e ngjarjёs nga hetuesit janё gjetur dhe sekuestruar tri (3) gёzhoja. Hetuesit e sektorit rajonal pёr hetime DRP-Pejё, kanё punuar intensivisht pёr kapjen e personit tё dyshuar, gjithashtu me autorizim tё prokurorit tё shtetit ёshtё lёshuar edhe kёrkesё pёr bashkëpunim me qytetarёt”, thuhet në njoftimin e Policsë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + sixteen =

Previous Post

Ish-prokurori Jack Smith tregon se zyrtarët amerikanë ishin interesuar për punën e tij në Hagë

Next Post

“Jashtë, jashtë”: Kur Daci tregonte se si i dëboi “delegacionin” e LDK-së pasi ia kërkuan dorëheqjen

Advertisement