Dark Mode Light Mode
Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë në një orë e gjysmë
Burri polic, gruaja mësuese, kush janë çifti i bashkëshortëve nga Puka që humbën jetën në aksidentin e Lezhës
Nis numërimi i votave nga diaspora

Burri polic, gruaja mësuese, kush janë çifti i bashkëshortëve nga Puka që humbën jetën në aksidentin e Lezhës

Çifti nga Puka, Petrit dhe Elona Florini, humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Petriti, 53 vjeç, punonte si efektiv policie, ndërsa bashkëshortja e tij, Elona, 45 vjeçe, punonte si mësuese.

Makina me të cilën udhëtonin ata u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi F.L., në të cilin ndodhej edhe një grua me dy fëmijët e saj të mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët kanë mbetur të plagosur.

Advertisement

Për nxjerrjen e viktimave nga automjeti ishte e nevojshme ndërhyrja e ekipit të zjarrfikëses, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor Lezhë–Mabë, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F.L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P.F.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P.F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E.F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F.L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti,” njofton policia

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + 14 =

Previous Post

Kthimi i diasporës, në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë në një orë e gjysmë

Next Post

Nis numërimi i votave nga diaspora

Advertisement