Dark Mode Light Mode

Ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci varroset nesër në Prishtinë

Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili vdiq sot në moshën 81-vjeçare. Daci do të varroset në varrezat e Dragodanit, ndërsa ceremonitë mortore do të zhvillohen sipas një agjende të detajuar të njoftuar nga familja. Bazuar në njoftimin zyrtar, nga ora 09:00 deri në 11:45 do të mbahen homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës. Më pas, nga ora 12:00 deri në 12:45, do të organizohet Akademi Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës. Varrimi me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat e Dragodanit. Ky është njoftimi i plotë: Ceremonitë mortore do të mbahen nesër, më 02.01.2026, sipas kësaj agjende zyrtare: 09:00 – 11:45 Homazhe – Holli i Kuvendit të Kosovës 12:00 – 12:45 Akademi Përkujtimore në  Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës. 13:40 – 14:20 Varrimi me nderime shtetërore tek Varrezat në Dragodan: Familja Daci falënderon të gjithë qytetarët, miqtë dhe dashamirët për ngushëllimet dhe respektin e treguar në këto momente zie. E pamja do të mbahet nga data 03 deri më 05 janar, në Hotel Sirius, nga ora 10:00 – 17:00. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + 11 =

Previous Post

Çmimet “katastrofale” dhe reduktimet e përditshme – Kurti: KEK-u në një moment historik

Next Post

Rreth 40 të vdekur e 115 të lënduar nga zjarri në Crans-Montana të Zvicrës

Advertisement