Dark Mode Light Mode

Çmimet “katastrofale” dhe reduktimet e përditshme – Kurti: KEK-u në një moment historik

Kryeministri në detyrë dhe i rizgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka ndalur lavdërimet për KEK-un dhe “qëndrueshmërinë e energjisë elektrike” në vend.

Sot, gjatë ditës, u raportua për protesta si pasojë e mungesës së rrymës prej disa ditësh në Mamushë, ndërkohë që ankesat për çmimet e rrymës nuk kanë ndalur dhe reduktimet kanë qenë të pashmangshme edhe gjatë natës të ndryshimit të moteve.

Megjithatë, Kurtit nuk duket se i ka lënë “fort përshtypje” situata.

Advertisement

Ai sot, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, tha se Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi.

“Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi. Investimet tejkalojnë 500 milionë euro, për ta bërë këtë ndërmarrje moderne, të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”, shkroi Kurti në postimin e bërë sot.

Ai gjithashtu ka falënderuar punonjësit e KEK-ut:

“Falënderoj punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për punën dhe profesionalizmin, dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbikëqyrjen dhe përkrahjen për KEK-un në këto projekte transformuese. KEK-u sot po forcon themelet e energjisë së të ardhmes: një KEK më i fortë, më modern, më i sigurt dhe më i gjelbër, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të brezave që vijnë”, përfundoi ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fourteen − 11 =

Previous Post

Demaku, Geci, Berisha: Si mbetën jashtë Kuvendit ish-komandantët e UÇK-së në listën e PDK-së?

Next Post

Ish-kryeparlamentari, Nexhat Daci varroset nesër në Prishtinë

Advertisement