Dark Mode Light Mode
Hamza për vdekjen e Dacit: Humbje e madhe për Kosovën
Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit
AUV asgjëson 19 mijë e 200 kg mish pule të infektuar me Salmonella

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

Në moshën 81 vjecare ka ndërruar jetë politikani i njohur, Nexhat Daci. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri në vitin 2011, derisa kryetar kuvendi ka qenë për dy mandate- në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006. Daci ka drejtuar partinë Lidhja Demokratike e Dardanisë. Kush ishte Nexhat Daci? Nexhat Danci u lind në Tënoc më 1944, ku përfundoi shkollimin fillor. Atë të mesëm e kreu në Leskoc, ndërkaq studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (Dega e ki­misë) në Beograd më 1966. U doktorua më 1973 në Universitetin e Zagrebit, ndërkaq studimet e posdoktoratës i vazhdoi në Angli, në Universitetin e Bradfordit më 1974. Pas përfundimit të magjistraturës, më 1968 ai nisi punën si asistent në Fakultetin Filozofisë në Katedrën e Kimisë. Më 1971 vazhdoi punën si ligjërues e më pas edhe si profesor në Universitetin e Prishtinës. Gjatë punës akademike ai ka marrë pjesë në disa studime shkencore, kongrese e konferenca në mbarë botën. Ka qenë anëtar i Shoqatës Kimike amerikane që nga viti 1985 dhe i disa institucioneve të tjera ndërkombëtare. Ndërkaq, pjesë e Akademisë së Shkencave të Kosovës u bë më 1993.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 − four =

Previous Post

Hamza për vdekjen e Dacit: Humbje e madhe për Kosovën

Next Post

AUV asgjëson 19 mijë e 200 kg mish pule të infektuar me Salmonella

Advertisement