Dark Mode Light Mode

Tre ditë pasi i fitoi zgjedhjet, Kurti e konsideron 2025-ën “vit me lajme të mira”

“Po e mbyllim një vit me shumë lajme shumë të mira për vendin dhe qytetarët, përkundër sfidave”, tha Kurti sot përmes një postimi në Facebook. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vlerësuar lart vitin që lamë pas. Ndonëse ankesat e qytetarëve ishin të shumta dhe çmimet e artikujve bazë thuajse të paarritshme, sipas tij kishte plot lajme të mira për qytetarët dhe vendin. Ai madje ka prezantuar edhe një top 10 me sukseset e arritura. Postimi i Albin Kurtit në Facebook: Po e mbyllim një vit me shumë lajme shumë të mira për vendin dhe qytetarët, përkundër sfidave. Këto janë top 10 lajmet e mira të vitit 2025: 1️⃣ Rritja e shtesave për nënat lehona nga 170 euro në 325.9 euro dhe e pagesës së pushimit të lehonisë nga Qeveria prej 223 euro në 319.5 euro; 2️⃣ Rritja e pensionit bazik në 150 euro; 3️⃣ Forcimi i ushtrisë me dronë amerikanë Puma, dronë luftarakë turk Skydagger dhe sistemin antitank gjerman Panzerfaust 3; 4️⃣ 4 njohje të reja, pasaportë edhe më e fuqishme në indekset ndërkombëtare dhe heqja e masave të padrejta të BE-së; 5️⃣ Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një për këmbësorë dhe një për vetura; 6️⃣ Përurimi i Depos së re Qendrore të Barnave, pas më shumë se 20 vjetëve; 7️⃣ Anëtarësimi me të drejta të plota në EQAR, pas përjashtimit në vitin 2018; 8️⃣ Vazhdimi i programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, 202 milionë dollarë grant nga shteti amerikan investim në sektorin e energjisë; 9️⃣ Bursa e Mobilitetit për Studentë që udhëtojnë për të ndjekur studimet, për herë të parë një mbështetje e tillë për studentë; 1️⃣0️⃣ Kosova hiqet nga listat e FMN-së dhe Bankës Botërore të shteteve në Situata të Brishta dhe Konflikti.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − thirteen =

Previous Post

Minus 52 mijë vota: Si shpjegohet rënia e LDK-së?

Next Post

Serbia arreston dy shtetas shqiptarë në Merdarë, u kapen mbi 30 kilogramë kokainë

Advertisement