Dark Mode Light Mode

Ambasada amerikane shpreson në thellimin e partneritetit me Kosovën dhe rifillimin e dialogut strategjik

SHBA thotë se rifillimi i dialogut kërkon veprime konkrete nga Qeveria e Kosovës për paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur shpresën për thellimin e partneritetit me Qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe rifillimin e dialogut strategjik mes dy vendeve. Megjithatë, nga ambasada është theksuar se një hap i tillë do të kërkojë veprime konkrete nga ana e qeverisë për të avancuar agjendën e përbashkët.

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë ka deklaruar se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj bashkëpunimit me Kosovën, por pret angazhim më të madh institucional. “Shpresojmë të thellojmë partneritetin tonë me Qeverinë e Kosovës, duke përfshirë edhe rifillimin e dialogut tonë strategjik. Kjo do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës për të avancuar agjendën tonë të përbashkët të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, thuhet në deklaratë.

Advertisement

Dialogu strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ishte pezulluar në shtator të këtij viti. Sipas SHBA-së, ky vendim erdhi si pasojë e disa veprimeve të Qeverisë në detyrë, të cilat, sipas vlerësimeve amerikane, kishin kontribuar në rritjen e tensioneve dhe paqëndrueshmërisë në rajon, duke e vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.

Ambasada amerikane ka përsëritur se paqja rajonale, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik mbeten në qendër të marrëdhënieve dypalëshe, duke nënvizuar se përparimi në këto fusha kërkon koordinim dhe veprime të përbashkëta.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − 14 =

Previous Post

Numërohen mbi 50 për qind të votave, këto janë rezultatet për kandidatët e secilës parti

Next Post

Osmani paralajmëron njohje të reja për Kosovën në fillim të vitit 2026

Advertisement