Dark Mode Light Mode

Kjo është gjendja e tre fëmijëve që shpëtuan nga zjarri në Prizren

Tre fëmijët që u shpëtuan nga zjarri që kaploi një shtëpi banimi në Prizren, tani janë në gjendje stabile.

Advertisement

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit bëri të ditur se mosha e fëmijëve është 4, 6 dhe 10 vjeç. Ndërkaq, si pasojë e flakëve që kishin shpërthyer në shtëpi, një fëmijë i moshës rreth 1 vjeçe ka humbur jetën.

“Sot, rreth orës 10:25, me autoambulancën e Urgjencës së qytetit, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është sjellë një fëmijë pa shenja jete, nga një shtëpi që ishte kapluar nga flaka. Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e fëmijës, i lindur në vitin 2024”.

“Nga i njëjti rast, në repartin e pediatrisë janë sjellë edhe tre fëmijë të tjerë, me moshë 4, 6 dhe 10 vjeç, si pasojë e intoksikimit nga tymi. Gjendja e tyre është stabile dhe ata po trajtohen në repartin e pediatrisë”, thuhet në përgjigje.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 3 =

Previous Post

Tragjedia në Prizren, dëshmitari: E theva derën, fëmijës së vegjël po i ndihej zëri por …

Next Post

Gërvalla larg nga votat që mori Peci herën e kaluar, Haxhiu e Murati ndryshojnë radhitjen- Kusari-Lila qëndron thuajse njësoj, Çeku ngritet lart

Advertisement