Dark Mode Light Mode
E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë
Hykmete Bajrami: Është koha për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi
Mbi 8% e votave të numëruara, këta janë dhjetë më të votuarit e PDK-së

Hykmete Bajrami: Është koha për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi

Kandidatja për deputet nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të rezultateve ku LDK-ja doli e treta. Ajo ka uruar Vetëvendosjen teksa për LDK-në ka thënë se është koha për të dhënë dhe për të marrë përgjegjësi. Postimi: Urime fituesit të zgjedhjeve! Sepse t’i fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë qeverisje, me njerëz nën aktakuza, me korrupsion enorm, nën masa ndëshkuese të BE-së, me degradim të raporteve me SHBA-të, me kapje dhe nepotizëm në çdo institucion, me shkelje serike të Kushtetutës, me inflacion dyshifror dhe me mafi energjetike vërtet është “sukses i madh”. Po, votuesit tanë kokën lart. Ne të tjerët gishtin në kokë. Sepse kjo është koha për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi. Votues dhe struktura, Na falni për dëshpërimin. Jemi mirënjohës për besimin dhe përkushtimin tuaj, sepse jeni ju që e mbani Lidhjen Demokratike të Kosovës gjallë e të fortë. Prej se jam aktive në politikë, ambicia ime e vetme ka qenë të jem në shërbim të qytetarëve, në rritjen e LDK-së dhe në interes të shtetit. Së bashku nuk do të ndalemi. LDK duhet dhe do të rikthehet e para, me punë, me besim dhe me ekip!
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve + seventeen =

Previous Post

E konfirmon Osmani, kandidon për mandatin e dytë

Next Post

Mbi 8% e votave të numëruara, këta janë dhjetë më të votuarit e PDK-së

Advertisement