Dark Mode Light Mode

Fitore e pjesshme lokale, humbje minimale nacionale: Çfarë po tregon harta e votës së VV-së?

Në 38 Komunat e Kosovës, dje janë mbajtur zgjedhjet nacionale, me qëllimin për të formuar institucionet dhe për t’u zgjedhur 120 deputetët e legjislaturës së dhjetë. Nga këto zgjedhje, partia e parë doli Lëvizja Vetëvendosje me 49,3% të votave, PDK e dyta me 21,01% të votave, LDK me 13,59% dhe AAK me 5,68%. Vetëvendosje përveç se e para në të gjithë Kosovën, është e para edhe në shumë Komunë të vendit, biles edhe në ato ku nuk udhëheq me kryetar komune. Komunat ku ka fituar VV: Gjakovë me 53,88% ndërsa udhëheq Ardian Gjini i AAK-së Gjilan me 62,09%, udhëheq Alban Hyseni i VV-së; Dragash me 37,94%, udhëheq Bexhet Xheladini i LDK-së; Istog me 44,95%, ndërsa udhëheq Ilir Ferati i LDK-së; Kaçanik me 60,75%, ndërsa udhëheq Sabedin Vishi i PDK-së; Klinë me 36,23% ndërsa udhëheq Zenun Elezaj i AAK-së Fushë Kosovë me 54,16%, udhëheq Valon Prebreza i VV-së; Kamenicë me 61,31%, udhëheq Kadri Rahimaj i VV-së; Mitrovicë e Jugut me 65,08%, udhëheq Faton Peci i Guxo-së; Lipjan me 48,79%, udhëheq Imri Ahmeti i LDK-së; Obiliq me 57,18%, udhëheq Halil Thaqi i VV-së; Rahovec me 53,37%, udhëheq Smajl Latifi i AAK-së; Pejë me 48,27%, udhëheq Gazmend Muhaxheri i LDK-së, Podujevë me 61,15%, udhëheq Shpejtim Bulliqi i VV-së Prishtinë me 52,94%, udhëheq Përparim Rama i LDK-së; Prizren me 51,07%, udhëheq Shaqir Totaj i PDK-së; Shtime me 55,12%, udhëheq Qemajl Aliu i VV-së; Suharekë me 49,08%, udhëheq Bali Muharremaj i AAK-së; Ferizaj me 60,18%, udhëheq Agim Aliu i PDK-së; Viti me 61,75%, udhëheq Sokol Haliti i LDK-së; Vushtrri me 61,29%, udhëheq Ferit Idrizi i PDK-së; Malishevë me 37,38%, udhëheq Ekrem Kastrati i Nismës; Junik me 36,08%, udhëheq Ruzhdi Shehu nga LDK; Han i Elezit me 62,38%, udhëheq Mehmet Ballazhi i PDK-së; Ndryshim i madh i votës është parë në zgjedhjet nacionale dhe ato lokale. Si duket qytetarët nuk janë të kënaqur me përfaqësuesit e VV-së nëpër Komuna, por e votojnë në zgjedhje nacionale, liderin e kësaj partie, Albin Kurtin.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + 3 =

Previous Post

Bastionet e PDK vazhdojnë të mbesin si të tilla: Kjo parti merr mbi 70% në Drenas e Skenderaj

Next Post

Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK-së: Shembull i lidershipit demokratik

Advertisement