Dark Mode Light Mode

Kurti shpall fitoren: Më e madhja në histori të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se ajo është rrugës për t’u bërë më e madhe ndonjëherë në histori të Kosovës.

Pas procesimit të mbi 96 për qind të vendvotimeve, VV-ja me partnerë ka marrë gati 50 për qind të ulëseve dhe i mjafton vetëm bashkëpunimi me partitë e komuniteteve joshumicë për të formuar vetë Qeverinë.

“Më 9 shkurt fitoi Lëvizja Vetëvendosje, më 28 dhjetor fitoi populli dhe Republika e Kosovës. Urime fitorja më e madhe në histori të vendit”, ka thënë ai.

Advertisement

Kurti më pas u shpreh se sapo të certifikohen rezultatet, do të krijojnë institucionet dhe të vazhdojnë punët e mira. Përmendi marrëveshjet ndërkombëtare, duke thënë se pret bashkëpunimin e partive opozitare për t’i çuar përpara.

“Na presin shumë punë përpara. Duhet të ecim përpara, pa vonesa. Sapo të certifikohen rezultatet, aq më shpejt do na duhet të krijojmë institucionet dhe të vazhdojmë me punën e mirë. Na pret Plani i Rritjes i BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë. Pra mbi 1 miliard. Ftoj nga tash partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, marrëveshjet e mira dhe për interesin publik të qytetarëve”, ka deklaruar Kurti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × two =

Previous Post

Pas procesimit të 95 për qind të votave, VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend

Next Post

Çështja e Presidentit, Kurti: Njëherë flasë me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën

Advertisement