Dark Mode Light Mode

Bulliqi: Fryma e fitores po jehon në çdo skaj të Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se atmosfera e fitores po ndihet fuqishëm në të gjitha lokalitetet e Podujevës, gjatë takimeve të vazhdueshme me qytetarët.

Bulliqi ka falënderuar banorët e çdo zone për mikpritjen dhe mbështetjen e madhe që po i japin Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar përkrahjen për numrin 116, kryeministrin Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë.

“Të dielën votojmë për numrin 116 – për siguri dhe begati. 116 – mos lësho pe!”, ka theksuar Bulliqi, duke ftuar qytetarët për mobilizim dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Advertisement

Ai ka përmendur gjithashtu kandidatët për deputetë që po marrin mbështetje të fuqishme nga qytetarët e Podujevës:
1 – Albin Kurti,
13 – Saranda Bogujevci,
69 – Fitim Haziri,
71 – Drita Pajaziti,
91 – Vendenis Lahu,
103 – Adelina Stublla.

Sipas Bulliqit, përkrahja e madhe e qytetarëve është dëshmi e besimit në qeverisjen aktuale dhe në vazhdimin e ndryshimeve pozitive për Podujevën dhe Kosovën.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + 13 =

Previous Post

Abdixhiku: 100 eurot le t’i marrin qytetarët, më mirë se të përfundojnë te Vuk Hamoviqi

Next Post

Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

Advertisement