Dark Mode Light Mode

Tahiri: Studentët janë forca dhe shpresa e Kosovës – 30 milionë euro për bursa dhe punë për të diplomuarit

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri (nr. 110) ka publikuar një video ku thekson rëndësinë e mbështetjes së studentëve dhe investimit në arsim si prioritet kombëtar.

Në mesazhin e tij, Tahiri nënvizon se studentët janë forca dhe shpresa e Kosovës dhe se asnjë i ri nuk duhet të heqë dorë nga studimet për shkak të kushteve ekonomike. Ai rikujton se programi qeverisës i kandidatit për kryeministër Bedri Hamza parasheh krijimin e Fondit të Bursave prej 30 milionë eurosh, si dhe punë për të diplomuarit.

“Investimi në arsim është investim në të ardhmen e Kosovës,” thekson Tahiri, duke shtuar se këto masa synojnë t’u japin të rinjve siguri, perspektivë dhe mundësi reale zhvillimi në vend.

Advertisement

Në fund të videos, ai përsërit mesazhin e fushatës: Bashkë. Përpara.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 − 7 =

Previous Post

Kurti: Serbia arriti ta ndalojë përshkallëzimin e brendshëm përmes sulmit në Ibër-Lepenc

Next Post

Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më pare

Advertisement