Dark Mode Light Mode

Ramush Haradinaj tregon se ka hyrë e hyn në Pentagon pa asnjë kontroll: Më presin para objektit

Kreu i AAK-së thotë se hyn në Pentagon me status të privilegjuar, pa kontrolle të zakonshme sigurie.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se posedon “clearance” të lartë sigurie në Pentagon, status që sipas tij e ka që nga koha e luftës.

Haradinaj tha se falë këtij verifikimi të veçantë, ai hyn në Pentagon pa iu nënshtruar kontrolleve protokollare të sigurisë, madje me privilegje që, sipas tij, nuk i kanë as disa nga punonjësit e këtij institucioni.

Advertisement

“Kam hyrë në Pentagon edhe pa qenë kryeministër. Gjithmonë kam hyrë me status të privilegjuar. Asnjëherë nuk kam kaluar nëpër skaner dhe nuk më është kërkuar ID. Ata e quajnë ‘clearance’ dhe më kanë dhënë verifikimin më të lartë të sigurisë”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se, ndryshe nga punonjësit që pajisen me ID ditore për hyrje, atij i ofrohet hyrje e veçantë. “Kaloj në tapetin e kuq dhe më presin jashtë objektit. Edhe herën e fundit që isha atje, dy kolegë të mi e panë këtë”, tha Haradinaj.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eight + 3 =

Previous Post

Daut Haradinaj vlerëson figurën dhe kontributin e Mehmet Osajt

Next Post

Edita Tahiri: SHBA i dha vijë të kuqe ndryshimit të kufijve, fund iluzioneve për “Serbinë e Madhe”

Advertisement