Dark Mode Light Mode

Kosova pranon armatim modern kundërtank “Panzerfaust 3” nga Gjermania

Sistemi i avancuar gjerman synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Faqja ndërkombëtare “World News” ka njoftuar se Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit “Panzerfaust 3” nga Gjermania. Ky zhvillim vlerësohet si një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Armatimi modern i prodhimit gjerman konsiderohet ndër sistemet më të avancuara kundërtank dhe ka për qëllim rritjen e aftësive operative të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave të saj mbrojtëse.

Advertisement

Sistemi “Panzerfaust 3” njihet për efikasitetin e lartë kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret gjerësisht nga ushtri të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. I njohur edhe si “grusht kundër tankeve”, ky sistem është pjesë e armatimit të të paktën 11 shteteve, duke e bërë atë një nga mjetet më të besueshme kundërtank për këmbësorinë moderne.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twelve − three =

Previous Post

Pas kërkesës së Kelmendit për lirim nga detyra, Këshilli Prokurorial thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Next Post

E dhimbshme dhe shokuese: Zbulohet arsyeja e vërtetë që ia mori jetën Shemit

Advertisement