Dark Mode Light Mode
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar
Pas kërkesës së Kelmendit për lirim nga detyra, Këshilli Prokurorial thërret mbledhje të jashtëzakonshme
Kosova pranon armatim modern kundërtank “Panzerfaust 3” nga Gjermania

Pas kërkesës së Kelmendit për lirim nga detyra, Këshilli Prokurorial thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Menjëherë pas paraqitjes së kërkesës së Besim Kelmendit për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka thirrë takim të jashtëzakonshëm, ku është caktuar edhe agjenda e takimit. Në ftesën për takimin e 282-të, e cila është dërguar në emër të kryesuesit Ardian Hajdaraj, bëhet e ditur se takimi mbahet sot (e hënë) nga ora 14:00. Takimi i KPK-së mbahet objektin e Këshillit në katin VI. Besim Kelmendi ka paraqitur kërkesë përmes së cilës ka kërkuar që të lirohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Kjo kërkesë e Kelmendit vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me të cilin është anuluar vendimi i Këshillit Prokurorial, me të cilin ishe shkarkuar nga kjo pozitë. Ndërsa, me aktvendimin e Gjykatës së Apelit është konfirmuar vendimi i Themelores, e cila ka theksuar se çështja është e gjykuar. “Siç jeni në dijeni më Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës A.A.nr.124/2025 të datës 16.12.2025 është anuluar Vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK.nr.1056/20 i datës 20.11.2025, ndërsa më Aktvendimin e Gjykatës së Apelit A.nr.1210/25 i datës 19.12.2025, është konfirmuar së cështja e ngritur sipas padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës është cështje e gjykuar sipas Aktgjykimit të më sipërm të Gjykatës Supreme. Bazuar në vendimet e sipërcekura gjyqësore dhe në situatën e krijuar në Këshillin Prokurorial pas nxjerrjes së vendimit të anuluar nga Gjykata Supreme, përmes këtij emailit zyrtar ua përcjellë Kërkesën time për të më liruar nga Pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokuroit të Shtetit, të cilën detyrë e kam ushtruar nga data 22 prill 2022”, thuhet në kërkesën e publikuar nga Betimi për Drejtësi.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 × 5 =

Previous Post

Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar

Next Post

Kosova pranon armatim modern kundërtank “Panzerfaust 3” nga Gjermania

Advertisement