Dark Mode Light Mode

Peci: Heqja e masave s’përbën sukses diplomatik, por thjesht menaxhim të dëmit të shkaktuar nga amaterizmi i Qeverisë Kurti

Themeluesi i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës dhe ligji i ri i SHBA-së, krijojnë mundësi për Qeverinë e re të Kosovës që do të dalë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, megjithatë sipas tij, nëse vazhdohet me qasjen e deritashme, Kosova rrezikon përsëri të lëviz mes ngecjes dhe sanksioneve. Peci ka shkruar se t’i quash këto zhvillime si fitore është keqinterpretim dhe manipulim. “Vendosja e masave të BE-së ishte humbje strategjike. Heqja e tyre nuk përbën sukses diplomatik, por thjesht menaxhim të dëmit të shkaktuar nga amaterizmi I Qeverisë së Kosovës në trajtimin e marrëdhënieve me partnerët kyç. Po ashtu, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare i Shteteve të Bashkuara nuk mund dhe nuk duhet të paraqitet si rezultat i ndonjë angazhimi diplomatik të Kosovës”, ka shkruar ai. Themeluesi i KIPRED ka thënë se humbja reale  për Kosovën është ndërprerja e Dialogut Strategjik, që paraqet sinjal alarmi për secilin shtet serioz. “Humbja reale për Kosovën është gjithashtu ndërprerja e Dialogut Strategjik me Ëashingtonin, i cili paraqet një sinjal alarmi për çdo shtet serioz.Aleancat nuk ruhen me slogane, por me koordinim, parashikueshmëri dhe besueshmëri. Megjithatë, kostot e politikave të papërgjegjshme, në fund, i paguan populli, ndërsa politikanët që i kanë shkaktuar ato edhe mund të vazhdojnë ta shijojnë pushtetin, kuptohet, me fraza që tingëllojnë bukur”, ka shkruar ai.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + eighteen =

Previous Post

Maliqi: Aftësia e Kurtit për të prodhuar mashtrime optike është po aq e mahnitshme sa uria e publikut për t’i besuar ato

Next Post

IKD publikon listën e kandidatëve për deputetë të përfshirë në raste penale, LVV me numrin më të madh

Advertisement