Dark Mode Light Mode

Katër njohje brenda vitit për Kosovën

Pavarësia e Kosovës është njohur këtë vit nga katër vende, duke e dërguar numrin e njohjeve zyrtare në 121 shtet. Për herë të parë pas një dekade, Kosova njihet nga katër vende.

Njohja e fundit erdhi nga Bahamas, ku po qëndron Vjosa Osmani, presidente e Kosovës. Ishte pikërisht Osmani e cila njoftoi për këtë njohje.

“Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë!

Advertisement

Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis” – shkroi Osmani në njoftimin e saj.

Muaj më parë, edhe Siria iu bashku karvanit të njohjes së Kosovës, e cila njohje u konsideruar si hap i rëndësishëm në konsolidimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës në Lindjen e Mesme.

Ndërsa këtë vit, Kosova u njoh gjithashtu nga Sudani dhe Kenia.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + one =

Previous Post

Rast i rëndë, tre persona sulmojnë me thikë të miturin në Prishtinë

Next Post

Serbia vazhdon t’i mbajë të bllokuara fondet për librat e nxënësve në Luginë

Advertisement