Dark Mode Light Mode

Ambasadori britanik: Njohja nga Bahamas forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar lidhur me njohjen e Kosovës nga Bahamas, duke e vlerësuar këtë hap si zhvillim pozitiv për vendin.

Në një postim në ‘Facebook’, Hargreaves ka theksuar se njohja forcon rolin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.

‘‘Mirëpres vendimin e Bahamas 🇧🇸 për ta njohur Kosovën 🇽🇰. Ky është një zhvillim pozitiv, që forcon rolin gjithnjë në rritje të Kosovës si një partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar dhe kontribuon në stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon”, ka shkruar ai.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 − seven =

Previous Post

Haradinaj për njohjen nga Bahamas: Dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Next Post

Bedri Hamza ua shpërndan fletushkat me pesë zotimet kryesore qytetarëve të Ferizaj

Advertisement