Dark Mode Light Mode

Haradinaj për njohjen nga Bahamas: Dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Bahamas, që u bë shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Në një postim në ‘Facebook’, Haradinaj tha se “kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare dhe se rruga jonë euroatlantike është e drejtë dhe e pakthyeshme.” Tutje, Haradinaj shton se flamuri i Kosovës do të lartësohet edhe më shumë, si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Postimi i plotë: Edhe një njohje e rëndësishme për Kosovën. Bahamas sot u bë shteti i 121-të që njeh vendin tonë. Kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare dhe se rruga jonë euroatlantike është e drejtë dhe e pakthyeshme. Kosova ka nisur rrugën e avancimit të saj ndërkombëtar dhe nuk ka forcë që mund ta kthejë pas. Flamuri i saj do të lartësohet edhe më shumë, si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Urime Kosovë 🇽🇰 🇧🇸
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sixteen − 5 =

Previous Post

Mozzik nga Ferizaj: Bedri Hamza është Kryeministri në ardhje, ky pernime “nuk lëshon pe”

Next Post

Ambasadori britanik: Njohja nga Bahamas forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

Advertisement