Dark Mode Light Mode

Qeveria në detyrë nis procedurat për ngritjen e memorialit të familjes Jashari dhe Epopesë së UÇK-së në Itali

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë Hora  të arbëreshëve në Itali. Kurti tha se ky projekt është në kuadër të nismave për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe komunitetit arbëresh. Ai bëri të ditur se projekti është donacion i qeverisë për arbëreshët në Itali. “Në kuadër të nismave për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe komunitetit arbëresh, veçanërisht në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore arbëreshe si pjesë e rëndësishme e historisë sonë të përbashkët, Qeveria e Kosovës inicion hapat për thellimin e këtij bashkëpunimi duke nisur hapat për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në bashkinë Hora e Arbëreshëve në Itali. Ky projekt do të jetë donacion i qeverisë sonë për arbëreshët në Itali. Është bërë themelimi i Komisionit për këtë projekt, i cili do të hartojë programin dhe kriteret dhe grupit të artistëve për ngritjen e memorialit për familjen Jashari dhe Epopenë e UÇK-së në Hore të Arbëreshëve”, tha Kurti.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 − five =

Previous Post

Mbledhja e qeverisë në detyrë – të gjitha vendimet që u miratuan

Next Post

Joseph: Secili kryeministër do ta bënte Asociacionin nëse Trump i premton Kosovës NATO-n, do të pasonin edhe njohjet nga 5-shja e BE

Advertisement